Shkolla “Bajram Curri” në Sllatinë ka njoftuar se është pensionuar Emin Zogiani, punëtor shumëvjeçar i shkollës.
Shkolla e ka falënderuar përzemërsisht për kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite në paralelen e ndarë fizike në Harilaq.
Njoftimi i shkollës “Bajram Curri” në Sllatinë:
Sot, në një ceremoni modeste kolegiale, përcollëm në pension punëtorin shumëvjeçar të shkollës sonë, Emin Zogiani, të cilin e falënderuam përzemërsisht për kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite në paralelen e ndarë fizike në Harilaq.
Bacës Emin i urojmë pension të mbarë, shëndet të plotë dhe shumë vite të lumtura pranë familjes dhe më të dashurve!
Harilaq,
Prill 2026

