Shkolla “Selami Hallaçi” në Gjilan ka njoftuar se është pensionuar edukatorja Zijavere Rukovci, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se mësuesja Zijavere për dekada me radhë, ajo edukoi dhe frymëzoi breza të tërë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe kolegëve.
Njoftimi i shkollës:
Sot, me emocione të veçanta, shënuam pensionimin e edukatores sonë të dashur, një ikonë e shkollës sonë dhe një shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për fëmijët.
Për dekada me radhë, ajo edukoi dhe frymëzoi breza të tërë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe kolegëve.
Shtatori i ardhshëm do të jetë ndryshe pa praninë e saj, por shembulli, vlerat dhe kontributi që la pas do të mbeten gjithmonë frymëzim për ne.
Me mirënjohje të thellë, e falënderojmë për gjithçka që i dha shkollës sonë dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës.
Faleminderit për gjithçka!