E martë, 25 Shkurt, 2025

Pensionohet edukatorja Valdete Dobroshi – Vllaqo nga Prizreni 

- Advertisement1-

Valdete Dobroshi – Vllaqo, e lindur më 30 tetor 1959 në Prizren, është një figurë e çmuar në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren.

Pas përfundimit të shkollës së mesme të infermierisë në Prizren, ajo kreu shkollën e lartë për edukatore në Gjilan.

- Advertisement -

Fillimisht, punoi në shërbimin e fizioterapisë në qendrën mjekësore të Prizrenit, por që nga viti 1997 e deri më sot, ishte një edukatore e përkushtuar në arsimin parashkollor pranë shkollës sonë.

Edukatorja del në pension, duke lënë pas një trashëgimi të pasur të përkushtimit, dashurisë dhe kujdesit për gjenerata të tëra fëmijësh.

“Jemi mirënjohës për punën e palodhur të znj. Valdete dhe për vlerat që ka mbjellë në zemrat e nxënësve dhe stafit të shkollës”.

“Nga zemra, i urojmë një pleqëri të mbarë dhe të lumtur!
Faleminderit që ishit pjesë e familjes sonë shkollore dhe për gjithçka që keni dhënë me aq dashuri dhe përkushtim. 💐”, thuhet në njoftimjn e shkollës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...

Mësuesja Mirishahe Jusufi, një kontribut të rëndësishëm në procesin arsimor

Mirishahe Jusufi, e lindur më 10.06.1971, ka filluar karrierën e saj si mësimdhënëse më...

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...