Pensionohet edukatorja Selvije Shurdhani nga Gjilani

- Advertisement -

Është pensionuar edukatorja Selvije Shurdhani nga Gjilani. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Thimi Mitko” në Gjilan, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Edukatorja Shurdhani, me përkushtim, dashuri dhe profesionalizëm të rrallë ka edukuar e formuar shumë breza të rinj.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

MIRËNJOHJE për Edukatoren Selvije Shurdhani, e cila me përkushtim, dashuri dhe profesionalizëm të rrallë ka edukuar e formuar shumë breza të rinj.

Edukatorja Selvije ka qenë gjithmonë një model frymëzimi dhe përkushtimi, duke e ushtruar profesionin e saj me zemër, durim dhe pasion të vërtetë për fëmijët. Ajo nuk ishte vetëm një edukatore, por edhe një udhërrëfyese e dashur, që me buzëqeshjen dhe energjinë e saj pozitive u mësoi fëmijëve vlerat e respektit, bashkëpunimit dhe dashurisë për dijen.

- Advertisement -

Për shumë vite, ajo dha kontribut të çmuar si koreografe, duke përgatitur me përkushtim vallëzime dhe programe festive që pasuronin jetën kulturore të shkollës.

Me talentin dhe kreativitetin e saj, arriti të sjellë suksese të rëndësishme, ndër të cilat edhe vendi i dytë në Festivalin Ndërkombëtar për Fëmijë Garues në Fushë-Arrës, Shqipëri – një arritje që nderon gjithë institucionin tonë.

Tani, teksa mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës profesionale, edukatorja Selvije lë pas një trashëgimi të vyer dashurie për arsimin, artin dhe fëmijët.

Faleminderit, Edukatore Selvije, të urojmë shëndet, lumturi dhe ditë të mbushura me paqe e gëzim në këtë etapë të re të jetës suaj.
Me respekt e mirënjohje,
Drejtoria e Shkollës “Thimi Mitko”
Gjilan