Është pensionuar Kumrie Vranovci, edukatore në shkollën “Abdullah Tahiri” në Malishevë të Gjilanit, shkruan AlbanianEducation.net.
Ajo la gjurmë në edukimin parafillor me mbi 40 vite përvojë pune.
Njoftimi i shkollës:
Përshëndetja e dhimbshme me edukatorën, Kumrie Vranovci, e cila sot, me datë: 10/01/2024, u pensionua. Edukatorja Kumrie, ka lënë gjurmë të mëdha në edukimin parafillor të fëmijëve tanë me mbi 40 vite përvojë pune. Përveç, që ishte një edukatore shumë e përgatitur dhe e aftë, ishte një grua shumë e suksesshme, e cila asnjëherë nuk u ndal me kërkesat e saj të vazhdueshme në rritjen e kushteve sa më të favorshme për mësimnxënie e mësimdhënie.
Ne, si kolegë/e të saj, e falënderojmë jashtëzakonisht shumë për kontributin e saj mbi 4 dekadëshe dhe i urojmë shëndet të plotë, e pensionim të mbarë! Edukatorja Kumrie, do të jetë përgjithmonë në mbamendjen tonë, të nxënësve dhe të prindërve, për intelektin e saj të veçantë, për fjalët e ëmbla që edukatorja i ka dhënë, dhe, për profesionin e saj të shtrenjtë të ushtruar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe pa asnjë vërejtje!
Edukatorja, Kumrie, do të jemi përherë e kurdoherë mirënjohës për angazhimin e paepur në edukimin e gjeneratave të arta. Vendi juaj, do të lë një hapësirë të pazëvendësueshme. Të paçim me ymër të gjatë, e u pafshim në ditë të mira!
Shumë urime ditëlindja. Përplot njëqind vite! 🎂 🎉