E premte, 24 Janar, 2025

Pensionohet edukatorja Arife Gashi nga Kijeva – për afër tre dekada edukoi shumë breza

- Advertisement1-

Pas afër tre dekadash kontribut në arsimin shqip, është pensionuar sot Arife Gashi, edukatore në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, shkruan AlbanianEducation.net.

Mësuesja Arife e kapi ditarin në kohë mjaft të vështira, pak para fillimit të luftës, konkretisht në vitin 1996.

- Advertisement -

Ajo nga ky vit, edukoi shumë breza nga Kijeva dhe fshatrat përreth.

Me rastin e pensionimit të saj, shkolla sot organizoi një aheng, ku iu nda mirënjohje nga Drejtoria e shkollës dhe përfaqësues të SBASHK-ut.

- Advertisement -rrrrrrr
Screenshot

  Ndërsa, kolegët dhe nxënësit e përshëndetën të gjithë, duke i uruar çdo të mirë në jetë.

Edhe shkolla ka bërë një njoftim për pensionimin e mësueses Arife ku e ka falënderuar për edukimin e shumë brezave.

“Sot me rastin e datëlindjes dhe pensionimit të mësueses Arife Gashi, e gjithë puna juaj e palodhur deri tani ka dhënë rezultat, ne ju urojmë shëndet dhe jetë të gjatë dhe të lumtur, faleminderit që edukove aq shumë breza. Urime pensionimi mësuesja Arife!”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...