Pensionohet Drita Kallaba, pedagoge e shkollës “Selami Hallaçi” në Gjilan

- Advertisement -

Është pensionuar pedagogia e shkollës “Selami Hallaçi” në Gjilan, Drita Kallaba, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë sot shkolla, ku shkruan se pedagogia Drita dha “një jetë në shërbim të dijes dhe përkushtimit pedagogjik”.

- Advertisement -

Kallaba gjatë gjithë viteve të punës së saj ka qenë shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë ndaj punës me fëmijët e kolegët.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Një jetë në shërbim të dijes dhe përkushtimit pedagogjik

Sot shkolla jonë me mirënjohje e respekt të veçantë nderon pedagogen znj. Drita Kallaba, e cila pas një karriere të gjatë, të ndritur e të përkushtuar në arsim, po përmbyll me dinjitet rrugëtimin e saj profesional, duke filluar një kapitull të ri në jetën e saj – pensionimin e merituar.

Znj. Kallaba gjatë gjithë viteve të punës së saj ka qenë shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë ndaj punës me fëmijët e kolegët. Me durim, urtësi dhe pasion ajo ka ndikuar në formimin e shumë brezave, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme në edukimin e fëmijëve dhe zhvillimin e shkollës sonë.

Ajo u bë frymëzim për kolegët, mbështetje për nxënësit dhe model i një pedagogeje që punon me zemër e shpirt. Kontributi i saj nuk matet vetëm me vite pune, por me ndikimin e madh që ka pasur në ndërtimin e vlerave, disiplinës dhe dashurisë për dijen.

Në këtë ditë të veçantë, stafi udhëheqës, mësimdhënësit dhe i gjithë kolektivi i shkollës sonë i shprehin falënderimet më të sinqerta për çdo përpjekje, çdo këshillë dhe çdo moment që znj. Drita Kallaba ka dhënë në shërbim të edukimit dhe të brezave të rinj.

Urojmë që vitet që vijnë t’i sjellin shëndet, qetësi dhe gëzime të shumta pranë familjes dhe të dashurve të saj.

Faleminderit, Pedagoge Drita Kallaba, për një jetë të tërë në shërbim të dijes!