Pensionohet drejtori Xhemali Skenderi, drejtor i shkollës “Samidin Emini” në Kuk

- Advertisement5 -

Është pensionuar Xhemali Skenderi, drejtor i shkollës “Samidin Emini”, në fshatin Kuk.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Me një koktej rasti të organizuar në ambientet e shkollës, sot shënuam së bashku ditëlindjen dhe pensionimin e drejtorit të shkollës, z. Xhemali Skenderi, i cili për shumë vite me radhë dha një kontribut të çmuar në arsim, fillimisht si mësimdhënës e më pas si drejtor i shkollës sonë.

Me këtë rast, e falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme në edukimin e brezave dhe zhvillimin e institucionit tonë.

I urojmë shëndet të plotë, lumturi në familje dhe një pensionim të qetë e të mbarë, duke gëzuar frytet e punës dhe përkushtimit të tij shumëvjeçar.

- Advertisement - m2

Faleminderit, mësues dhe drejtor i nderuar, për kontributin e dhënë ndër vite!
Kolektivi i Shkollës.

Shqip | English