Është pensionuar drejtori i shkollës “Nënë Tereza” në Mitrovicë, institucion që merret me arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Hajdar Shyti lindi me 07.06.1958 në fshatin, Oshlan komuna e Vushtrrisë ndërsa fakultetin mbaron në vitin 1986, shkruan Jepi zë.
Kariera e tij e gjatë lidhet me shumë veprimtari arsimore dhe ndihmë komuniteit, në veqanti fëmijëve me nevoja të veçanta.
“Mesazhi i im për çdo Qeveri është:
Për të qenë nxënësit e lumtur, së pari mësimdhënësit duhet jenë të lumtur”, shprehet Shyti për Jepi zë.
Vullneti dhe puna e ish drejtorit është një shembull për përkushtimin dhe dashurinë ndaj punës që duhet ta ketë secili.
Ndonëse tani i pensionuar, Hajdar Shyti, do ta vazhdojë përkrahjen dhe kontributin e tij për shkollën speciale por edhe gjithë komunitetin.