Gjimnazi i shkencave shoqërore “Ahmet Gashi”, në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar drejtori Haxhi Metaj, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm, Metaj ishte një udhëheqës dhe mbështetje e rëndësishme për shkollën, duke lënë gjurmë të veçanta dhe vlera që do të mbeten gjithmonë pjesë e institucionit.
Njoftimi i shkollës:
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot respekt, u shënua pensionimi i drejtorit tonë, z. Haxhi Metaj, duke e falënderuar për kontributin, përkushtimin dhe punën e palodhshme ndër vite.
Me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm, ai ishte një udhëheqës dhe mbështetje e rëndësishme për shkollën, duke lënë gjurmë të veçanta dhe vlera që do të mbeten gjithmonë pjesë e institucionit tonë.
Mirënjohje për çdo angazhim, këshillë dhe bashkëpunim të sinqertë.
I urojmë shëndet, mbarësi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës.