Pensionohet drejtori Emrush Përçuku nga Vushtrria – 43 vjet dha kontribut në arsimin shqip

- Advertisement5 -

Dje me datë 8 janar.2024 drejtori i shkollës, SHMU 1 në Vushtrri, Emrush Perçuku, mbylli një kapitull dyzet e tre vjetësh si punëtor i arsimit.

- paragrafi 1 -

Me rastin e pensionimit të drejtorit të shkollës, kolektivi i shkollës organizoi darkë, ku përveq mësimdhënësve aktiv pjesëmarrës ishin edhe mësimdënësit e shkollës të cilët ishin në pension.

- Advertisement - M1

Siç raporton “Vushtrria Press”, pjesëmarrës në darkë ishin edhe zyrtarët nga DKA-ja, drejtori i DKA-së, Albanez Tahiraj, zyrtari për shkolla të mesme të ulta, Enver Bajrami dhe zyrtari Luan Basholli.

Në emër të DKA-së drejtori, Albanez Tahiraj ndau mirënjohje dhe letër falënderuese për drejtorin e shkollës, Emrush Perquku për kontributin e dhënë në udhëheqjen e shkollës.