Pas shumë viteve pune e përkushtimi në arsim, është pensionuar drejtori, njëherësh mësimdhënësit të shkollës fillore të mesme të ulët “Skënderbeu” në fshatin Reçak, Skender Bajrami.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, i cili në shenjë falënderimi dhe respekti i dorëzoi Bajramit një mirënjohje për kontributin e çmuar në zhvillimin e arsimit dhe për punën e palodhshme në mësimdhënie e udhëheqje në institucionet edukativo-arsimore të Komunës së Shtimes
“Mësimdhënës si Skender Bajrami janë shembull frymëzimi për brezat që vijnë, sepse puna dhe përkushtimi i tyre mbeten vlera të përhershme në arsim”, tha kryetari Aliu.
Nga ana e tij, Skender Bajrami shprehu falënderimet e tij të sinqerta për të gjithë të pranishmit, për kolegët dhe nxënësit me të cilët ka ndarë vite pune e përvojash.
Edhe kolegët e tij e vlerësuan lart kontributin dhe profesionalizmin e drejtorit Bajrami, duke theksuar se ai do të mbetet një shembull i mirë për të gjithë stafin arsimor.