Është pensionuar arsimtarja Bahtije Gjata-Hoxha nga Prishtina. Njoftimin e ka dhënë shkolla “7 Marsi” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Arsimtarja e Gjuhës angleze Bahtijenë pension, duke përmbyllur me dinjitet një karrierë të gjatë në shërbim të edukimit.
Njoftimi i shkollës:
Pensionimi i arsimtares Bahtije Gjata-Hoxha.
Me datën 10.02.2026, arsimtarja e Gjuhës angleze Bahtije Gjata -Hoxha doli në pension, duke përmbyllur me dinjitet një karrierë të gjatë në shërbim të edukimit.
Me përkushtimin dhe dashurinë e saj për arsimin, ajo ka lënë një gjurmë të veçantë te shumë breza nxënësish📚.
Në këtë ditë të veçantë, i urojmë pension të qetë e të gëzueshëm dhe i themi edhe gëzuar ditëlindjen! Urojmë shumë shëndet dhe momente të bukura pranë familjes. 💯🍀
