Pensionohet arsimtarja Shyhrete Jashari nga Prishtina

- Advertisement5 -

Është pensionuar arsimtarja Shyhrete Jashari, duke përmbyllur me dinjitet një karrierë të gjatë në shërbim të edukimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla “Zenel Hajdini” në Prishtinë në njoftimin e bërë thuhet se arsimtarja Shyhrete ka lënë një gjurmë të veçantë te shumë breza nxënësish.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës “Zenel Hajdini”:

Pensionimi i arsimtares Shyhrete Jashari

Sot, me datën 03.12.2025, arsimtarja jonë e dashur Shyhrete Jashari doli në pension, duke përmbyllur me dinjitet një karrierë të gjatë në shërbim të edukimit.

- Advertisement -

Me përkushtimin dhe dashurinë e saj për arsimin, ajo ka lënë një gjurmë të veçantë te shumë breza nxënësish.

Në këtë ditë të veçantë, i urojmë pension të qetë e të gëzueshëm dhe i themi edhe gëzuar ditëlindjen! Urojmë shumë shëndet dhe momente të bukura pranë familjes. 💐
Frymëzimi i saj do të mbetet gjatë në shkollën tonë dhe në zemrat e nxënësve. 🤍