Është pensionuar arsimtarja Shukrije Fetahaj nga Istogu. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Hysni Zajmi” në Vrellë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Pensionimi i arsimtares Shukrije Fetahaj
Me rastin e pensionimit të arsimtares Shukrije,shprehim mirënjohjen tonë të thellë për punën e palodhur ,për përkushtimin dhe dashurinë ndaj profesionit.
Gjatë këtyre viteve, ke lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ke qenë frymëzim jo vetëm për ne, por edhe për brezat që do të vijnë.
Në këtë ditë të veçantë ,ju urojmë shëndet,paqe dhe gëzim në çdo hap të jetës suaj!
Me respekt,
Drejtori i shkollës
Faton Maraj