Pensionohet arsimtarja Shahbaze Vishaj-Grajqevci



nder titull

- Advertisement5 -

Pas plot 42 vitesh pune të palodhshme në arsim, është pensionuar arsimtarja e Gjuhës Shqipe, Shahbaze Vishaj-Grajqevci, një personalitet i respektuar që me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për arsimin edukoi breza të tërë nxënësish.

- paragrafi 1 -

Shkolla “Hasan Prishtina” në Milloshevë thotë se mësuesja Shahbaze shërbeu me dinjitet profesionit fisnik të mësimdhënies.

- Advertisement - M1

“Përmes punës së saj të palodhshme, u mësoi nxënësve jo vetëm bukurinë e gjuhës shqipe, por edhe vlerat njerëzore, respektin, kulturën dhe dashurinë për dijen”, thuhet në njoftim.

3333

Postimi i shkollës:

- Advertisement - m2

Sot, më 27 qershor 2026, SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë përjetoi një nga momentet më të veçanta dhe më emocionuese të historisë së saj. Pas plot 42 vitesh pune të palodhshme në arsim, u pensionua arsimtarja e Gjuhës Shqipe, znj. Shahbaze Vishaj-Grajqevci, një personalitet i respektuar që me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për arsimin edukoi breza të tërë nxënësish.

Për 42 vite me radhë, ajo i shërbeu me dinjitet profesionit fisnik të mësimdhënies. Përmes punës së saj të palodhshme, u mësoi nxënësve jo vetëm bukurinë e gjuhës shqipe, por edhe vlerat njerëzore, respektin, kulturën dhe dashurinë për dijen.

Kontributi i saj merr një domethënie të veçantë duke pasur parasysh se ajo punoi me përkushtim në periudhat më të vështira të vendit tonë – para luftës, gjatë luftës dhe në vitet e pasluftës – duke mos u larguar asnjëherë nga misioni i saj për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Gjatë gjithë karrierës së saj, znj. Shahbaze ndërtoi ura të forta bashkëpunimi me prindërit, kolegët, drejtorinë e shkollës dhe gjithë komunitetin shkollor. Ajo ishte gjithmonë shembull i korrektësisë, urtësisë dhe bashkëpunimit, duke fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve.

Ceremonia e pensionimit u nderua me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, i cili në fjalën e tij vlerësoi lart kontributin e jashtëzakonshëm të arsimtares Shahbaze Vishaj-Grajqevci në edukimin e brezave dhe në zhvillimin e arsimit ndër vite dhe në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, ai i ndau një Mirënjohje të veçantë në emër të Komunës së Obiliqit, si vlerësim për veprën dhe përkushtimin e saj shumëvjeçar.

Në emër të kolektivit të SHFMU “Hasan Prishtina”, edhe drejtori i shkollës z. Naser Abazi i ndau znj. Shahbaze një Mirënjohje, duke shprehur falënderimin dhe respektin për punën, përkushtimin dhe kontributin e saj të çmuar në ngritjen dhe zhvillimin e shkollës sonë.
Në këtë ceremoni të mbushur me emocione, fjalë rasti mbajtën edhe zëvendësdrejtori i shkollës Driton Raçi, dhe mësimdhënës të tjerë, të cilët kujtuan me respekt rrugëtimin profesional të znj. Shahbaze, duke vlerësuar lart jo vetëm kontributin e saj në arsim, por edhe personalitetin, urtësinë, korrektësinë dhe frymën bashkëpunuese që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës së saj.

Në fund të kësaj ceremonie mjaft prekëse, me emocione të dukshme, edhe vetë arsimtarja Shahbaze Vishaj-Grajqevci shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e saj për të gjithë ata që e shoqëruan në këtë rrugëtim 42 vjeçar. Ajo ndau Mirënjohje për drejtorinë e shkollës, për Këshillin Drejtues të Shkollës, Këshillin e Arsimtarëve, për përfaqësuesit e mediave, të cilët ndër vite kanë pasqyruar dhe mbështetur aktivitetet e shumta të shkollës, si dhe një falënderim të veçantë për familjen e saj, e cila ka qenë mbështetja më e madhe gjatë gjithë jetës dhe karrierës së saj.

Sot, znj. Shahbaze largohet nga bankat shkollore, por jo nga kujtesa jonë. Ajo lë pas një trashëgimi të pasur profesionale, mijëra nxënës të edukuar dhe një emër që do të mbetet përherë pjesë e historisë së SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë.

E nderuara arsimtare Shahbaze, ju falënderojmë për çdo vit të përkushtimit, për çdo brez që edukuat, për çdo këshillë që ndatë dhe për shembullin që latë pas.

Ju urojmë shëndet, lumturi dhe një pensionim të qetë e të begatë pranë familjes suaj.
Faleminderit për gjithçka! Kontributi juaj do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë dhe krenarisë së shkollës sonë.

Shqip | English