Pensionohet arsimtarja Sanije Jashari

- Advertisement -

Është pensionuar arsimtarja e gjuhës shqipe, Sanije Jashari, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo punën në arsim e nisi në vitin 1999, ndërsa e përfundoi në vitin 2025.

- Advertisement -

Gjatë gjithë këtyre viteve, arsimtarja Sanije e ka dëshmuar veten si një mësimdhënëse e përkushtuar, e cila me qetësinë dhe dashurinë e saj për profesionin ka lënë gjurmë të pashlyera në zemrat e nxënësve dhe kolegëve.

Njoftimi i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë:

- Advertisement -

Me rastin e pensionimit të arsimtares së gjuhës shqipe, znj. Sanije Jashari,

Pas një rrugëtimi të gjatë e të ndritur në arsim, nga viti 1999 deri në vitin 2025, arsimtaren tonë të nderuar, znj. Sanije Jashari e përcollëm në pension.

Gjatë gjithë këtyre viteve, arsimtarja Sanije e ka dëshmuar veten si një mësimdhënëse e përkushtuar, e cila me qetësinë dhe dashurinë e saj për profesionin ka lënë gjurmë të pashlyera në zemrat e nxënësve dhe kolegëve. Është shquar për profesionalizmin, durimin dhe humanizmin e saj, duke qenë gjithmonë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë.

Kontributi i saj i çmuar në mësimdhënien e gjuhës shqipe nuk ka qenë vetëm në përçimin e dijes, por edhe në edukimin e brezave të tërë.

Me shumë mirënjohje e respekt, i urojmë arsimtares Sanije Jashari shëndet, lumturi dhe qetësi në këtë etapë të re të jetës! Rruga e saj e ndritur në arsim mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë ne.