Është pensionuar arsimtarja Nurije Raçi në Prishtinë. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Elena Gjiko”, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla njofton se mësuesja Nurije ka punuar me tërë përkushtimin e dëshmon respekti i të gjitha gjeneratave që ka mësuar deri tani dhe natyrisht i kolegëve.
Njoftimi i shkollës “Elena Gjiko” në Prishtinë:
Faleminderit për punën dhe kontributin tuaj arsimtarja Nurije!
U pensionua mësimdhënësja e gjuhës angleze Nurije Raçi. Në rolin e mësimdhënëses ka qenë shembull i përkushtimit, i punës së vazhdueshme me dashuri, durim dhe profesionalizëm.
Shembull i këmbënguljes për t’u realizuar gjithçka siç duhet, ashtu siç është më së miri.
Se ka punuar me tërë përkushtimin e dëshmon respekti i të gjitha gjeneratave që ka mësuar deri tani dhe natyrisht i kolegëve.
I urojmë pensionim të qetë dhe ditë të mbushura me gëzim tani e tutje!