Pensionohet arsimtarja Nergjivane Zatriqi nga Peja

- Advertisement5 -

Është pensionuar arsimtarja e lëndës së Historisë, Nergjivane Zatriqi nga Peja.

- paragrafi 1 -

Shkolla “Vaso Pashë Shkodrani”, në njoftimin për pensionimin e arsimtares Nergjivane ka shkruar se ka qenë një udhërrëfyes i rëndësishëm për nxënësit, duke u dhënë jo vetëm dije, por edhe dashurinë dhe vlerësimin për historinë, kulturën dhe identitetin tonë.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Më 15 nëntor 2025, shkolla jonë përcolli me respekt dhe mirënjohje arsimtaren e lëndës së Historisë, znj. Nergjivane Zatriqi, e cila pas shumë viteve të përkushtimit dhe kontributit të çmuar në shkollën tonë, ka dalë në pension.

Gjatë gjithë këtyre viteve, ajo ka qenë një udhërrëfyes i rëndësishëm për nxënësit, duke u dhënë jo vetëm dije, por edhe dashurinë dhe vlerësimin për historinë, kulturën dhe identitetin tonë.

- Advertisement -

Profesionalizmi, përgatitja e shkëlqyer dhe puna e palodhur kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e kolegëve dhe të nxënësve.

Shkolla jonë i shpreh falënderimet më të sinqerta për kontributin e saj shumëvjeçar dhe i uron shëndet, qetësi dhe gëzim në këtë kapitull të ri të jetës.

Mirënjohje të përjetshme për punën dhe përkushtimin tuaj!

Urime pensionimin!