Shkolla “Zenel Hajdini” në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar arsimtarja Nazmije Jusufi – Muçolli, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se kontributi dhe frymëzimi i mësueses Nazmije do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së shkollës dhe në zemrat e nxënësve.
Njoftimi i shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë:
Pensionimi i arsimtares Nazmije Jusufi – Muçolli
Sot, më datë 23.12.2025, arsimtarja jonë e nderuar Nazmije Jusufi – Muçolli përmbylli me dinjitet një rrugëtim të gjatë e të çmuar profesional, duke dalë në pension pas shumë vitesh shërbimi të palodhur në arsim.
Me përkushtimin, dashurinë dhe profesionalizmin e saj, ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe formimin e shumë brezave, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugën e dijes dhe edukimit.
Në këtë ditë të veçantë, i urojmë pension të qetë, të gëzueshëm dhe plot shëndet, si dhe shumë momente të bukura pranë familjes dhe të dashurve. 💐
Kontributi dhe frymëzimi i saj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë dhe në zemrat e nxënësve.