Është pensionuar Kumrije Llapashtica, arsimtare në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, shkruan Albanian Education.
Njoftimi i shkollës:
Urime pensionimi arsimtarja Kumrije Llapashtica.
Çaste nga pensionimi i arsimtares Kumrije Llapashtica.
Arsimtarja në fjalë dha një kontribut të çmuar dhe përplot nder gjatë 36 vite të jetës së saj profesionale në misionin e shenjtë të mësimdhënëses!
Gjatë kohës së saj në shkollën tonë, arsimtarja ka shërbyer si mentore, shoqe dhe model për nxënësit dhe kolegët e saj. Ngrohtësia, mirësia dhe bujaria e saj shpirtërore e kanë bërë atë një anëtare të paçmuar të komunitetit tonë dhe do të na mungojë shumë.
Ishte dhe do të jetë një shembull dhe model për të gjitha gjeneratat e cila shquhet për seriozitetin dhe përkushimin e saj në punë!
Drejtoresha e shkollës në emër të kolektivit ndau mirënjohje e dhurata për ars. Kumrije Llapashtica.Po ashtu mirënjohje mori edhe nga kryetarja e Këshillit Drejtues të Shkollës znj. Kimete Islami Abdyli e cila në emër të KDSH dhe KP e falenderoj për kontributin dhe angazhimin në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë.
Në emër të gjithë shkollës, Këshillit Drejtues të shkollës, Këshillit të Prindërve, nxënësve, ta gëzosh pensionin arsimtare e dashur, paç shëndetin e rehatinë në kapitullin e ri jetësor! Faleminderit që për kaq gjatë kontribove për më të shenjtit-fëmijët!
Sinqerisht,
Msc. Minire Berisha