Është pensionuar mësuesja Kimete Maxhuni. Është shkolla “Dardania” që ka njoftuar pensionimin e saj, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Një falënderim nga zemra për arsimtaren tonë të paharruar, znj. Kimete Maxhuni
Sot, shkolla jonë përkulet me respekt dhe mall para figurës së ndritur të arsimtares sonë të dashur të gjuhës shqipe, znj. Kimete Maxhuni, e cila, pas shumë viteve shërbimi me dashuri dhe përkushtim, mbyll një kapitull të lavdishëm duke dalë në pension.
Nuk ka fjalë të mjaftueshme që mund të përshkruajnë gjithë mirësinë, diturinë dhe dashurinë që ajo ka mbjellë ndër brezat e nxënësve. Me përkushtim të pashoq, znj. Kimete na mësoi jo vetëm gjuhën, por edhe shpirtin e saj, duke formuar qytetarë të ndritur dhe zemra të pastra.
E falënderojmë nga zemra për çdo orë mësimi, për çdo këshillë dhe për çdo buzëqeshje që mbolli te ne.
E dashur arsimtare Kimete, ju do të mbeteni përgjithmonë pjesë e familjes sonë shkollore!
Ju urojmë shëndet të mirë, ditë të mbushura me dashuri dhe paqe, dhe ju premtojmë se virtytet që keni mbjellë do të lulëzojnë përherë!
Me shumë mirënjohje dhe dashuri,
Shkolla “Dardania”