- Advertisement5 -
Pas 40 vitesh kontribut në arsim, është pensionuar mësuesja e historisë, Hasime Berisha, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Bajram Curri” në Sllatinë të Madhe:
Sot, në një ceremoni kolegiale, të ngrohtë dhe plot emocione, përcollëm në pension arsimtaren e historisë, znj. Hasime Berisha, pas katër dekadash pune të përkushtuar në shërbim të arsimit dhe edukimit të brezave të rinj.
Në këtë ceremoni mirënjohjeje, për znj. Hasime Berisha, përveç drejtorit, folën edhe kolegë të saj, të cilët vlerësuan lart punën, profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e saj ndër vite. Fjalët e tyre dëshmuan respektin e thellë që ajo ka fituar në kolektiv, si mësuese dhe si njeri.
Znj. Hasime, për vite me radhë ka qenë shembull i disiplinës, planifikimit të kujdesshëm, vlerësimit të drejtë dhe menaxhimit shembullor të orës mësimore. Ajo nuk ka dhënë vetëm dije historie, por ka edukuar vlera, përgjegjësi dhe qytetari tek breza të tërë nxënësish.
Në emër të Shkollës “Bajram Curri” dhe të gjithë kolektivit, i urojmë pension të gjatë e të qetë, shëndet të mirë dhe gëzime pranë familjes, fëmijëve, nipërve dhe mbesave.
Faleminderit, znj. Hasime Berisha, për gjithçka që i dhatë arsimit.
Respekti dhe mirënjohja jonë do t’ju shoqërojnë gjithmonë.
Sllatinë e Madhe,