Është pensionuar arsimtarja Hanumshahe Rashiti nga Ferizaj, e cila për 43 vite edukoi shumë breza në arsimin shqip, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla “Jeronim de Rada” në Ferizaj sot organizoi një ceremoni falënderimi me rastin e pensionimit të arsimtares Hanumshahe Rushiti (ars. Shahe).
Aktiviteti përfshiu mbledhjen e fundit të aktvit të matematikës, përcjelljen nga gjenerata 2024/2025 e klasave të teta, si dhe një koktej rasti nga stafi.
Me mbi 43 vite përvojë, arsimtarja Shahe u nderua për përkushtimin, angazhimin dhe kontributin e saj në edukimin e shumë brezave.
Gëzuar pensionin dhe mirënjohje për gjithçka!