Sot, u pensionua arsimtarja e gjuhës shqipe, Habibe Hoti. Pas më shumë se katër dekadash pune në arsim, ajo përmbyll me dinjitet rrugëtimin e saj profesional.
Shkolla “Luigj Gurakuqi” në Drenas njofton se gjatë viteve të punës, arsimtarja Habibe Hoti edukoi dhe përcolli shumë breza nxënësish, duke u dhënë dije, kulturë dhe dashuri për gjuhën shqipe.
Njoftimi i plotë i shkollës “Luigj Gurakuqi” në Sankoc:
📝Pensinimi i arsimtares së gjuhës shqipe Habibe Hoti.
Sot ,me respekt të thellë,nderojmë një figurë të shkëlqyer të arsimi,një arsimtare e Gjuhës shqipe që për më shumë se katër dekada ka ndriçuar mendjet e nxënësve dhe ka frymëzuar dashurin dhe pasionin për Gjuhën dhe letërsin shqipe.
Arsimtarja Habibe Hoti, përcolli shumë breza, të cilët kaluan në duart e saj të përkushtuara,duke fituar jo vetëm dije,por edhe shembullin e saj të pashoq të profesionalizmit,durimit dhe dashur.

