Pensionohet arsimtarja Ganimete Sopi nga Prishtina

- Advertisement -

Është pensionuar arsimtarja Ganimete Sopi nga Prishtina, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë:

- Advertisement -

📝Një kapitull i ri: Pensionimi i arsimtares Ganimete Sopi

🧑🏼‍🏫Sot, arsimtarja e nderuar, znj. Ganimete Sopi, mbylli kapitullin e saj të gjatë në fushën e arsimit. Pas 40 viteve punë të palodhur si mësimdhënëse e gjuhës shqipe, ajo arriti në momentin e merituar të pensionimit.

Ganimete Sopi nuk ishte vetëm një arsimtare; ajo ishte një shembull për të tjerët, frymëzuese për nxënësit dhe një mentore për bashkëpunëtorët e saj.

- Advertisement -

Nxënësit do të mbajnë gjithmonë kujtime të ëmbla të kohës së kaluar në orën e arsimtares Ganimete.

Ndërkohë, bashkëpunëtorët dhe stafi i shkollës nuk do ta harrojnë kurrë kontributin dhe devotshmërinë e saj në ndërtimin e një mjedisi mësimor të frytshëm dhe të mbushur me dashuri për dijen.

Ne i urojmë arsimtares Ganimete një pensionim me shëndet të plotë, të lumtur dhe të mbushur me kënaqësi të pafundme! ❤️