Pensionohet arsimtarja e lëndës së Kimisë, Shake Bërdynaj

- Advertisement -

Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar, më 1 shtator është pensionuar arsimtarja e lëndës së Kimisë, Shake Bërdynaj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Me vite të tëra pune në arsim, Shake Bërdynaj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e shumë brezave.

- Advertisement -

Ajo nuk u kujdes vetëm për të mësuar ligjet e shkencës, formulat dhe reaksionet kimike, por mbi të gjitha u përkushtua të mbjellë tek nxënësit dashurinë për dijen, korrektësinë dhe këmbënguljen.

Kontributi i saj nuk matet vetëm me orët e shumta në bankat e shkollës, por edhe me kujtimet dhe vlerësimet që mbeten tek secili nxënës e koleg që pati fatin ta njohë. Përmes përkushtimit dhe profesionalizmit, ajo e bëri lëndën e Kimisë një fushë më të afërt dhe më të dashur për nxënësit.

- Advertisement -

Me rastin e pensionimit, i shprehet mirënjohje dhe respekt i veçantë për punën e saj të palodhur.

I urojmë shëndet, qetësi dhe vite të lumtura në këtë etapë të re të jetës.