Është pensionuar arsimtarja e gjeografisë, Sevdije Bulliqi. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, shkruan AlbanainEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se me përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë për profesionin e saj, ajo arriti të jetë jo vetëm një mësimdhënëse e përkushtuar, por edhe një shembull i mirë për kolegët dhe nxënësit.
Njoftimi i shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë:
Pensionimi i arsimtares së gjeografisë, Sevdije Bulliqi
Sot, me shumë respekt dhe mirënjohje, përcollëm në pension arsimtaren e gjeografisë Sevdije Bulliqi, e cila për shumë vite me radhë dha një kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve.
Me përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë për profesionin e saj, ajo arriti të jetë jo vetëm një mësimdhënëse e përkushtuar, por edhe një shembull i mirë për kolegët dhe nxënësit.
Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo punoi me përgjegjësi, durim dhe përkushtim, duke ndihmuar nxënësit të njohin botën përmes gjeografisë dhe duke i udhëzuar ata drejt dijes dhe vlerave të mira njerëzore. Për shumë nxënës ajo do të mbetet gjithmonë një mësuese e dashur dhe e respektuar.
Në shenjë falënderimi dhe respekti për punën dhe kontributin e saj të palodhshëm, kolektivi i shkollës shprehu mirënjohje me një dhuratë simbolike, me iniciativën e aktivit të klasave të shtata.
I urojmë znj. Sevdije Bulliqi shëndet, lumturi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës, duke e falënderuar për gjithçka që ka dhënë për shkollën dhe nxënësit tanë.
Me respekt,
Drejtoria dhe kolektivi i shkollës
