Është pensionuar arsimtarja e Fizikës, Igballe Vitia, shkruan AlbanianEducation.net.
Ajo për vite të tëra i shërbeu arsimit me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri të madhe për nxënësit.
Njoftimi nga shkolla “Shkëndija” në Hajvali:
Pensionimi i Arsimtares së Fizikës, Igballe Vitia
Me respekt dhe mirënjohje të veçantë, përcjellim në pensionim arsimtaren e fizikës, Igballe Vitia, e cila për vite të tëra i shërbeu arsimit me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri të madhe për nxënësit.
Gjatë rrugëtimit të saj në arsim, ajo kontribuoi në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me punën, urtësinë dhe përkushtimin e saj.
Me durim, përgjegjësi dhe angazhim të vazhdueshëm, ajo ishte shembull frymëzimi për nxënësit dhe kolegët.
Kontributi i saj në shkollë dhe në arsim do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i respektuar. I urojmë shëndet, lumturi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës.
Faleminderit për gjithçka që keni dhënë ndër vite. Ju urojmë pensionim të mbarë dhe ditë të mbushura me gëzim, qetësi dhe krenari për punën e bërë.
Me respekt,
Drejtoresha
Msc. Minire Musliu Berisha