Pensionohet arsimtarja Bjeshkë Gjonbalaj Rugova

- Advertisement -

Shkolla “Bajram Curri” në Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës ka njoftuar se është pensionuar arsimtarja e Biologjisë, Bjeshkë Gjonbalaj Rugova, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla thotë se mësuesja Bjeshkë ka qenë gjithmonë shembull i disiplinës, i përgatitjes profesionale dhe i dashurisë për profesionin fisnik të mësimdhënies.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Sot del në pension arsimtarja e Biologjisë, znj. Bjeshkë Gjonbalaj Rugova .

Sot është një ditë e veçantë për shkollën tonë dhe për gjithë komunitetin arsimor, sepse festojmë jo vetëm ditëlindjen, por edhe pensionimin e mësueses sonë të dashur të Biologjisë, znj. Bjeshkë Rugova, e cila për gati tri dekada ka dhënë një kontribut të madh në shkollën tonë.

- Advertisement -

Mësuesja Bjeshkë ka qenë gjithmonë shembull i disiplinës, i përgatitjes profesionale dhe i dashurisë për profesionin fisnik të mësimdhënies. Ajo ka gëzuar gjithmonë respekt të veçantë nga nxënësit, ish-nxënësit dhe kolegët, duke u bërë model frymëzimi për breza të tërë që kaluan nëpër bankat e shkollës sonë.

Në rrugëtimin e saj të gjatë arsimor ka përballuar shumë sfida, por gjithmonë me përkushtim, seriozitet dhe dashuri për punën. Pas saj mbeten gjurmë të forta: gjenerata e gjenerata nxënësish me të cilët sot krenohemi, jo vetëm për dijen e marrë, por edhe për vlerat njerëzore që ajo u përcolli dhe që do të jetojnë gjatë në kujtimet e tyre dhe tonat.

Në këtë ditë të shënuar, i urojmë jetë të gjatë, shëndet dhe gëzime të pafundme në këtë etapë të re të jetës.

Mësuese e dashur, urime ditëlindjen dhe pensionimin e merituar! 🌸

Faleminderit për gjithçka që keni dhënë me aq shumë dashuri e përkushtim! 🤍