- Advertisement -
Në shkollën “Shaban Idrizi” është nderuar me mirënjohje arsimtarja e Gjuhës Shqipe, Azize Hasani, e cila ka përmbyllur rrugëtimin e saj profesional pas shumë viteve përkushtimi dhe pune të palodhshme.
Në një ceremoni të mbajtur në prani të kolegëve dhe nxënësve, u shpreh mirënjohje dhe falënderim për kontributin e saj të madh në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave.
Hasani është vlerësuar për gjurmët e pashlyeshme që ka lënë si mësimdhënëse, bashkëpunëtore dhe si një personalitet i respektuar në kolektivin e shkollës.


