Pensionohet arsimtarja Azbije Muqolli nga Prishtina – 44 vite edukoi breza të shumtë

- Advertisement -

Është pensionuar arsimtarja e shkollës “Dardania” në Prishtinë, Azbije Abazi-Muqolli, e cila 44 vite edukoi breza të shumtë, shkruan AlbaninEducation.net.

Njoftimin e ka dhënë shkolla përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Një përmbyllje e një kaptine të suksesshme sot përmbylli edhe arsimtarja e Edukatës fizike, e cila përplot 44 vite radhazi edukoi, mësoi dhe argëtoi breza të shumtë. Për një pedagoge të mirëfilltë e me vlera të larta, ishte e vështirë edhe përshëndetja me të, por jemi mirënjohës përherë për gjithë angazhimin, punën e pandalshme të saj sepse vërtet ishte një udhërrëfyese e çmueshme e dijes, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Poashtu, për ceremoninë e pensionimit të saj , falënderimi i takon arsimtarit të Edukatës muzikore, z. Vehbi Vatoci që çdoherë drithëron korridoret me ritmet dhe përgatitjet e tij bashkërisht me nxënës.

- Advertisement -

Arsimtares Azbije i urojmë pensionim të shëndoshë e të ketë rehati në pjesën e mbetur të jetës!