Pensionohet arsimtari Xhevdet Berdynaj – pas 42 vitesh kontribut në arsim

- Advertisement5 -

Pas 42 vitesh përkushtim të pandërprerë në fushën e arsimit, arsimtari i Teknologjisë, Xhevdet Berdynaj, përmbyll me nder dhe dinjitet karrierën e tij profesionale, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në edukimin e shumë gjeneratave.

- paragrafi 1 -

Gjatë gjithë veprimtarisë së tij, ai u dallua për profesionalizëm të lartë, korrektësi, përkushtim dhe dashuri të sinqertë ndaj nxënësve dhe procesit mësimor. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka ndikuar drejtpërdrejt në formimin arsimor dhe edukativ të shumë të rinjve, duke e bërë atë një figurë të respektuar në shkollë dhe në komunitet.

- Advertisement - M1

Me këtë rast, Drejtori i SHFMU “Lidhja e Pejës”, Naim Husaj, si dhe Drejtori i SHFMU “Hil Mosi”, Riza Mujaj, shprehin mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për punën dhe angazhimin shumëvjeçar të arsimtarit Xhevdet Berdynaj, duke e vlerësuar atë si një shembull të përkushtimit dhe integritetit profesional.

Të dy drejtuesit i urojnë shëndet të plotë, mbarësi dhe gëzime në jetën pas pensionimit, me bindjen se kontributi i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së arsimit në komunitetin tonë.

634016052 1192666879699900 8247995428090117445 n

- Advertisement - m2

44