Pensionohet arsimtari Tefik Osmanaj nga Istogu

- Advertisement5 -

Është pensionuar arsimtari Tefik Osmanaj nga Istogu. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Martin Camaj”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

☆ PENSIONOHET MËSIMDHËNËSI I GJUHËS SHQIPE, TEFIK OSMANAJ

Në një ceremoni të organizuar nga shkolla, sot u pensionua mësimdhënësi, kolegu ynë i dashur, arsimtari Tefik Osmanaj.

Arsimtari Tefik, gjatë gjithë jetës së tij, u udhëhoq nga urtësia dhe ndjenja e lartë e shërbimit për vendin dhe për gjeneratat që vijnë.

- Advertisement - m2

Për më shumë se 40 vite, dha kontribut të çmuar në arsim, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e brezave të rinj. Veprat dhe përkushtimi i tij do të mbeten përherë të skalitura në zemrat tona.

Drejtoresha e shkollës, në emër të kolektivit, në shenjë falënderimi, i ndau mirënjohje dhe një dhuratë modeste për meritat dhe angazhimin e tij jetësor në misionin fisnik të mësimdhënies, e në veçanti për kontributin e dhënë në arsimin dhe edukimin e brezave gjatë viteve më të vështira, në vitet ’90.

Në fund, mes duartrokitjeve, nxënësit, mësimdhënësit dhe i gjithë stafi i shkollës u përshëndetën me dëshirën për t’u ritakuar sërish në ditë të mira.

Gëzuar të shkoftë jeta, ars. Tefik!

Urime ditëlindja dhe pensionimi! 💐
📍 Gurrakoc, 18 mars 2026