Pensionohet arsimtari Sylejman Çunaku

- Advertisement5 -

Shkolla “Ismail Qemaili”, në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar arsimtari Sylejman Çunaku, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe staf i shkollës,

Sot, me rastin e pensionimit të arsimtarit Sylejman Çunaku, drejtoria dhe kolektivi i shkollës falënderuan përzemërsisht arsimtarin e matematikës, për punën dhe kontributin e tij të çmuar ndër vite në shkollën tonë.

Puna, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave ndër vite. Ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën e kolegëve dhe në historinë e shkollës sonë si një shembull i përkushtimit dhe i vlerave të larta profesionale.

- Advertisement - m2

Brezat e nxënësve që kanë kaluar nëpër duart e tij do ta kujtojnë me respekt dhe mirënjohje për dijen dhe edukatën që u ka dhënë.

I urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe shumë suksese në këtë fazë të re të jetës!
Me respekt,
Drejtoria e shkollës!