Pensionohet arsimtari Reshat Ramadani – pas 37 vitesh kontribut në arsim

- Advertisement5 -

Pas 37 vitesh kontribut në arsimin shqip, është pensionuar sot arsimtari Reshat Ramadani, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e shkollës “Nazim Hikmet” në Dobërçan thuhet se mësuesi Reshat e kishte filluar rrugëtimin e tij fisnik në shtator të vitit 1989, fillimisht në paralelen e ndarë fizike në fshatin e tij të lindjes, në Bukovik, për të vazhduar më pas në shkollën amë në Dobërçan, duke i qëndruar besnik profesionit të mësimdhënësit deri në ditën e fundit të punës së tij.

- Advertisement - M1

Drejtori i shkollës, Fadil Shabani, me të cilin kishin qenë edhe shokë klase, rikujtoi me emocion disa nga kujtimet e përbashkëta që nga bankat shkollore, por edhe nga vitet e para të ushtrimit të profesionit.

670314208 1291577626371805 3571345949848300303 n

670325960 1781134676585005 5513410570040463421 n

- Advertisement - m2

Njoftimi i shkollës “Nazim Hikmet” – Dobërçan:

Arsimtari Reshat Ramadani, përfundon me sukses karrierën 37-vjeçare në arsim

Sot, më 17 Prill 2026, pas plot 37 viteve përvojë pune dhe përkushtimi të palodhur, u pensionua arsimtari i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën tonë, Reshat Ramadani.

Ai e kishte filluar rrugëtimin e tij fisnik në shtator të vitit 1989, fillimisht në paralelen e ndarë fizike në fshatin e tij të lindjes, në Bukovik, për të vazhduar më pas në shkollën amë në Dobërçan, duke i qëndruar besnik profesionit të mësimdhënësit deri në ditën e fundit të punës së tij.

Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ishte jo vetëm një mësimdhënës i përkushtuar, por edhe një edukator i vërtetë, i cili formoi breza të tërë nxënësish me dashuri për gjuhën shqipe, letërsinë dhe dijen. Me qetësinë, urtësinë dhe profesionalizmin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë nxënësve dhe kolegëve.

Kontributi i tij merr një vlerë edhe më të veçantë kur kujtojmë periudhën 1989–1999, një nga kohët më të vështira për popullin shqiptar. Në ato vite të okupimit dhe robërisë, mësimdhënësit nuk ishin vetëm bartës të dijes, por edhe mbrojtës të identitetit kombëtar. Ata punuan në kushte të vështira, shpesh në ambiente të improvizuara, me sakrifica të mëdha, vetëm që arsimi në gjuhën shqipe të mos ndalej.

Edhe arsimtari Reshat Ramadani ishte pjesë e këtij misioni të shenjtë, duke dëshmuar guxim, përkushtim dhe dashuri të madhe për arsimin dhe kombin. Ai dhe kolegët e tij të asaj kohe mbajtën gjallë dritën e dijes në një periudhë kur ajo rrezikohej të shuhej.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i shkollës, z. Fadil Shabani, me të cilin kishin qenë edhe shokë klase, rikujtoi me emocion disa nga kujtimet e përbashkëta që nga bankat shkollore, por edhe nga vitet e para të ushtrimit të profesionit. Ai vlerësoi lart kontributin e arsimtarit Reshat Ramadani, duke theksuar edhe sfidat e shumta që kishin kaluar së bashku në rrugëtimin e tyre profesional. Me këtë rast, drejtori i ndau edhe një mirënjohje në shenjë respekti dhe falënderimi për punën dhe përkushtimin shumëvjeçar të tij.

Ndërsa kryetari i Shoqatës Sindikale, Rexhep Arifi, në emër të kolektivit të shkollës, i dhuroi disa dhurata modeste, duke vlerësuar lartë kontributin e çmuar të arsimtarit Reshat, veçanërisht në përgatitjen e aktiviteteve letrare, programeve festive dhe në pasurimin e jetës kulturore të shkollës.

Sot, me rastin e pensionimit të tij, i shprehim mirënjohjen më të thellë për gjithë kontributin e dhënë ndër vite. I urojmë shëndet, lumturi dhe jetë të qetë e të mbushur me krenarinë për gjithçka që ka arritur.

Ceremonia e pensionimit të arsimtarit Reshat, u përmbyll me një koktej rasti, i përgatitur nga familja e tij.

Në emër të menaxhmentit, stafit dhe gjithë nxënësve ju themi: Faleminderit për gjithçka, arsimtari Reshat!