Pas plot 37 vitesh përkushtim dhe punë të palodhur në shkollën “Metush Krasniqi” në Rogaçicë, është pensionuar mësimdhënësi Reshat Kryeziu, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Pensionohet arsimtari Reshat Kryeziu 👏
Pas plot 37 vitesh përkushtim dhe punë të palodhur në SHFMU “Metush Krasniqi” në Rogaçicë, dje më datë 18.03.2026, u pensionua arsimtari i lëndës së matematikës, Reshat Kryeziu.
Gjatë gjithë këtyre viteve, ai nuk ishte vetëm një mësimdhënës i matematikës, por një pedagog i vërtetë për breza të tërë nxënësish i cili me durim, përkushtim dhe profesionalizëm arriti të mbjellë tek nxënësit jo vetëm dashurinë për matematikën, por edhe vlera të rëndësishme njerëzore si puna, përgjegjësia dhe respekti.
Reshat Kryeziu do të mbahet mend si një arsimtar i drejtë, punëtor dhe gjithmonë i gatshëm për të edukuar dhe arsimuar breza të rinj.
Ai ishte shembull i përkushtimit ndaj profesionit dhe një figurë e respektuar nga kolegët, nxënësit dhe komuniteti lokal dhe jo vetëm.
Me fjalë përshëndetëse në darkën solemne u drejtua drejtoresha e shkollës, znj. Belgizare Kryeziu e cila e falënderoi arsimtarin Reshat për kontributin e çmuar dekada me radhë në fushën e arsimit, rezultatet dhe sukseset që i solli shkollës sonë.
Ajo gjithashtu në emër të saj, mësimdhënësve dhe nxënësve tě shkollës i uroi pensionimin duke i dëshiruar shëndet, qetësi dhe rehati në pension.
Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për shkollën dhe për arsimin-shtoi ajo.
Në fund iu nda edhe mirënjohje për kontributin shumëvjeçar në fushën e arsimit.
Edhe arsimtari Reshat Kryeziu falënderoi të pranishmit për prezencën, bashkëpunimin dhe respektin që kishin të ndërsjelle.
Vitet e shërbimit në fushën e arsimit do t i mbaj mend si vitet më të mira të jetës sime duke i kujtuar me dashuri e krenari tha ai.
Evokim kujtimesh mbi jetën e vështirë studentore në kohën kur studioi Arsimtari Reshat bëri edhe vëllai i tij, Prof. Dr. Refik Kryeziu.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Drejtoria e shkollës dhe kolegët.
