Shkolla “Bajram Curri”, ka njoftuar se është pensionuar arsimtari Kadri Ahmetaj, shkruan AlbanianEducation.net.
Që nga viti 1993, ai ishte pjesë e shkollës duke edukuar, udhëzuar shumë gjenerata nxënësish.
Me përkushtimin dhe punë ai dha një kontribut të çmuar në formimin e shumë të rinjve.

Njoftimi i shkollës:
Urime pensionimi, arsimtar Kadri Ahmetaj!
Pas një rrugëtimi të gjatë në arsim, më 27.06.2026 arsimtari i biologjisë Kadri Ahmetaj përmbylli karrierën e tij profesionale me pensionim.
Që nga viti 1993, ai ishte pjesë e shkollës sonë, duke edukuar, udhëzuar shumë gjenerata nxënësish. Me përkushtimin dhe punë ai dha një kontribut të çmuar në formimin e shumë të rinjve.
Me mirënjohje për gjithë punën dhe angazhimin ndër vite, i urojmë pensionim të mbarë, shumë shëndet, lumturi dhe ditë të bukura pranë familjes dhe më të dashurve.
Faleminderit për gjithçka dhe suksese në këtë kapitull të ri të jetës!