Është pensionuar sot Jusuf Jusufi, arsimtar i historisë në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, shkruan AlbanianEducation.net.
Me përkushtimin e tij të palodhur dhe profesionalizmin e lartë, ars. Jusufi dha një kontribut të pazëvendësueshëm në edukimin e brezave të rinj, duke ndihmuar në formimin e tyre akademik dhe intelektual si dhe në zhvillimin e aftësive kritike për të kuptuar historinë dhe rëndësinë e saj në shoqëri.
Përmes qasjes së tij metodologjike dhe qartësisë pedagogjike, ai ka shërbyer si një shembull frymëzimi për nxënësit dhe kolegët e tij.
Drejtoria e shkollës në këtë ditë të veçantë, i uron arsimtarit Jusuf Jusufi ditëlindjen dhe pensionimin, duke e falënderuar për gjithë kontributin e tij në arsim dhe në ndërtimin e shoqërisë sonë përmes dijes.
“I dëshirojmë shëndet, qetësi dhe lumturi në këtë fazë të re të jetës, duke mbetur gjithmonë një figurë e respektuar dhe e paharruar për gjithë punën dhe përkushtimin e tij në shërbim të arsimit dhe të brezave të rinj”, thuhrt në njoftimin e shkollës dërguar për AlbanianEducation.net.