Pensionohet arsimtari Jakup Murati nga Ferizaj pas 42-vitesh kontribut në arsim

- Advertisement5 -

Pas 42-vitesh kontribut në arsim është pensionuar arsimtari Jakup Murati nga Ferizaj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë shkolla “Tefik Çanga”, në Ferizaj.

- Advertisement -

Në fushën e Fizikës ai ka kontribuar me pasion, duke udhëhequr nxënës të suksesshëm, që kanë fituar çmime të shumta nëpër gara komunale e rajonale.

ars

ars1

- Advertisement -

598793162 1358596546061749 1193278946296902962 n

598832660 1358597156061688 2247250736138053764 n 1

Njoftimi i shkollës:

Urim për Ditëlindjen dhe Pensionimin e Arsimtarit Jakup Murati

Sot, kolektivi i shkollës “Tefik Çanga” pati kënaqësinë t’i shprehë mirënjohjen dhe respektin e thellë arsimtarit Jakup Murati, me rastin e ditëlindjes së tij dhe daljes në pension. Të pranishëm ishin edhe anëtarët e familjes së tij dhe një grup nxënësish.

Si një mësimdhënës me 42 vite përvojë të pandërprerë në shkollën tonë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e shumë gjeneratave të nxënësve. I njohur si njeri i ditur, i urtë dhe bashkëpunues, ai ka qenë gjithmonë shembull i qetësisë, përkushtimit dhe profesionalizmit në punë.

Në fushën e Fizikës ai ka kontribuar me pasion, duke udhëhequr nxënës të suksesshëm, që kanë fituar çmime të shumta nëpër gara komunale e rajonale. Këto të arritura janë një pasqyrë e punës së palodhshme dhe dashurisë ndaj profesionit.

Në këtë moment të veçantë, i urojmë arsimtarit Jakup shëndet, gëzim dhe ditë të mbushura me paqe e lumturi në kapitullin e ri të jetës. Mirënjohja jonë për të mbetet e përhershme, ashtu siç do të mbetet i shkruar në kujtesë kontributi i tij në historinë e shkollës “Tefik Çanga”.