Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i drejtorit i Arsimit në Rahovec:
Sot, 21 shkurt 2025, doli në pension edhe arsimtari i lëndës së matematikës z.Ali Bytyçi.
Arsimtari Ali Bytyçi, deri më sot, punoi në arsim që nga 1 shtatori i vitit 1985, duke dhënë të gjithë përkushtimin e tij profesional në mësimdhënien e lëndës së matematikës në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Opterushë.
Me rastin e pensionimit, në emër të Drejtorisë Komunale për Arsim, arsimtarit Ali Bytyçi i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë, së bashku me familjen e tij!
Jemi mirënjohës dhe falënderues për të gjithë kontributin jetësor të tij në arsim.
E gëzofsh pensionin, arsimtar Ali Bytyçi!