Shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj ka njoftuar se është pensionuar arsimtari Hazbi Loku, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftim thuhet se arsimtari Hazbi Loku do të mbetet përherë një figurë e çmuar në historinë e shkollës, ndërsa gjurmët e tij do të vazhdojnë të jetojnë në sukseset e nxënësve dhe në kujtimet që nuk zbehen me kohën.
Njoftimi nga shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj:
Sot, në ambientet e shkollës sonë, u mbajt një koktej i ngrohtë dhe plot emocion, në nderim të arsimtarit Hazbi Loku, me rastin e pensionimit të tij.
Pas një rruge të gjatë e të ndritur në arsim, të shënuar nga përkushtimi i palodhur, profesionalizmi dhe dashuria e sinqertë për edukimin e brezave të rinj, ai u përcoll me respekt të thellë nga kolektivi i shkollës dhe nxënësit.
Në shenjë falënderimi për kontributin e tij të vyer ndër vite, iu ndanë mirënjohje, dhurata dhe lule – simbole të vlerësimit dhe kujtimeve të bukura që ai ka lënë.
Arsimtari Hazbi Loku do të mbetet përherë një figurë e çmuar në historinë e shkollës sonë, ndërsa gjurmët e tij do të vazhdojnë të jetojnë në sukseset e nxënësve dhe në kujtimet që nuk zbehen me kohën.
I urojmë shëndet të plotë, lumturi dhe një pension të qetë, me plot momente të bukura!