Pensionohet arsimtari Fadil Jusufi, një jetë në shërbim të arsimit

- Advertisement5 -

Pas një angazhimi të gjatë dhe të përkushtuar në arsim, pensionohet arsimtari Fadil Jusufi, një nga figurat më të respektuara të arsimit shqip në Kërçovë.

- paragrafi 1 -

Studimet e larta i ka ndjekur në vitet 1984–1986 në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup, në drejtimin Histori–Gjeografi.

- Advertisement -

Që nga viti 1987, ai nisi punën si arsimtar në shkollën fillore ne fshatin Tuhin ndërsa më pas kontribuoi edhe në shkollën “Rexhe Rushit – Zajazi”.

Në nëntor të vitit 1998 u emërua drejtor i shkollës fillore në Jagoll, ku nën drejtimin e tij u bë ndryshimi i emrit të shkollës nga “Dame Gruev” në “Naim Frashëri”, një akt me rëndësi të veçantë kombëtare.

Paralelisht, Fadil Jusufi ndoqi studimet universitare në Fakultetin e Gjeografisë në Universitetin e Tiranës.

- Advertisement -

Përveç arsimit, Fadil Jusufi ka dhënë kontribut të çmuar edhe në jetën kulturore, duke qenë drejtori i parë i Teatrit “Xha Deralla”, ku u krijuan mundësi për shumë aktorë të shfaqin talentin e tyre. / Marrë nga TV Gurra