Pensionohet arsimtari Enver Sejdiu, pas një karriere të gjatë në arsim



nder titull

- Advertisement5 -

Është pensionuar Enver Sejdiu, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë shkolla “Shkëndija” në Hajvali.

- Advertisement - M1

Shkolla thotë se me profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tij, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë nxënësve dhe kolegëve.

722769849 1635248901942633 8791534527122363255 n

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - m2

Të nderuar kolegë, nxënës dhe miq të shkollës,

Kam nderin dhe kënaqësinë që, në emër të SHFMU “Shkendija”, të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të veçantë për kolegun tonë, arsimtarin e ed. Fizike, Enver Sejdiu, i cili pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në arsim po pensionohet.

Për shumë vite me radhë, mësimdhënësi Enver ka qenë një figurë e respektuar në shkollën tonë, duke edukuar e formuar gjenerata të tëra nxënësish përmes punës së tij të palodhshme si mësimdhënës i Edukatës Fizike. Me profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tij, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë nxënësve dhe kolegëve.

Kontributi i tij nuk matet vetëm me vitet e punës, por edhe me vlerat njerëzore që ka përcjellë çdo ditë, respektin, disiplinën, bashkëpunimin dhe dashurinë për profesionin.

I nderuari arsimtari Enver, në emrin tim personal dhe në emër të gjithë kolektivit të shkollës, ju falënderoj për gjithçka që keni dhënë për arsimin dhe për shkollën tonë. Ju uroj shëndet të mirë, jetë të gjatë, lumturi dhe shumë momente të bukura pranë familjes suaj.
Puna dhe kontributi juaj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë.
Me respekt dhe mirënjohje,

Drejtoresha e SHFMU “Shkendija”
Msc. Minire Berisha

Shqip | English