Pensionohet arsimtari Avni Aliu nga Ferizaj pas 43 vitesh kontribut në arsim

- Advertisement -

Është pensionuar arsimtari Avni Aliu nga Ferizaj pas 43 vitesh kontribut në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë shkolla “Jeronim De Rada”, në Ferizaj, ndërsa ka njoftuar se Avniu kishte nisur punën nga shtatori i vitit 1983 si arsimtar i Gjuhës shqipe.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Me nderim të veqantë e mirënjohje nga Drejtoria e shkollës, kolegët, e nxënësit e shumtë është përcjellë për në pension, arsimtari lëndës së Gjuhës shqipe Avni Aliu.

Drejtoresha e shkollës Servete Hajrullahu dhe zv. Drejtori Gazmend Aliu, me këtë rast e kanë falënderuar arsimtarin Avni për të gjitha përpjekjet dhe kontributin që ka dhënë në shkollimin e gjeneratave të reja, edhe në rrethanat më të vështira të okupimit.

- Advertisement -

Ndërsa edhe kolegët, nxënësit, prindërit e ish-nxënësit i shprehën mirënjohje e falënderime arsimtarit Aliu për aktivitetet e realizuara dhe zbulimin e talentëve gjatë shkollimit në fushat e gjuhëve dhe komunikimit gjatë punës së tij.

Ndërkaq arsimtari Avni me rastin e pensionimit shprehu falënderime për bashkëpuniminin që ka gjetur me secilin koleg e nxënës për të mirën e shkollës dhe për të mirën e brezave të rinjë.

Arsimtari Avni Aliu ka filluar të punoj në ShFMU “Jeronim de Rada” që nga shtatori i vitit 1983 si arsimtar i Gjuhës shqipe.

Në vitin shkollor 1994- 1995 ishte zgjedhur zëvendësdrejtor i shkollës.
Këtë post e ka ushtruar deri në vitin 1999.

Më pas sërish është angazhuar si arsimtar me ditar në dorë deri në ditët e sotme kur edhe ka mbushur moshën e pensionimit.