Pensionohet arsimtari Agron Spahiu nga Prizreni

- Advertisement -

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren ka njoftuar se është pensionuar arsimtari Agron Spahiu, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

U PENSIONUA ARSIMTARI AGRON SPAHIU

- Advertisement -

Pas më shumë se katër dekadash të angazhimit dhe përkushtimit në edukimin e brezave të tërë, arsimtar Agronit i erdhi koha të përshëndetet nga ditari, nga nxënësit, nga kolegët e koleget dhe nga mbarë kolektivi i shkollës sonë dhe të shkojë në pensionim të merituar.

Me këtë rast mësimdhënësi Agron Spahiu u prit nga drejtoresha e shkollës, znj. Behare Kryeziu, e cila falëndëroi mësuesin për kontributin e tij në procesin mësimor në dekada të tëra, ndërkohë krahas urimit për ditëlindjen e 65-të, i dëshiroi edhe pensionim të mbarë, jetë të gjatë e me shëndet…