Pensionohet Ali Luzha, drejtor i shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj

- Advertisement5 -

Është pensionuar Ali Luzha, drejtor i shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Për pensionimin e tij u organizua një program festiv i cili dha plot 42 vite përkushtim dhe përvojë në arsim.

- Advertisement -

Shkolla në njoftim thotë se figura e drejtorit Luzha mbetet e gdhendur në historinë e shkollës si shembull i udhëheqjes së drejtë, duke lënë pas një trashëgimi që do të frymëzojë brezat që vijnë.

ali

aliu

- Advertisement -

aliu1

Njoftimi i shkollës “Tefik Çanga” në Ferizj:

Ka momente kur një shkollë nuk është thjesht hapësirë mësimi, por shndërrohet në një skenë kujtese, respekti e mirënjohjeje. I tillë ishte edhe programi festiv i organizuar në prag të përfundimit të gjysmëvjetorit të parë, kushtuar përcjelljes në pension të drejtorit tonë, pas plot 42 vjetësh përkushtim dhe përvojë në arsim, prej të cilave me sukses ka menaxhuar dy institucione arsimore: shkollën “Riza Matoshi” dhe shkollën “Tefik Çanga”.

Në këtë aktivitet na nderuan me praninë tyre shumë mysafirë të çmuar, përfaqësues nga Drejtoria e Arsimit, udhëhequr nga Afrim Llabjani, veteranë të luftës, deputetë, përfaqësues të shtëpisë botuese”Dukagjini” si dhe kolegë e bashkëpunëtorë nga shkollat që drejtori ka udhëhequr ndër vite.

Prania e gjithë këtyre mysafirëve ishte dëshmi e respektit dhe vlerësimit të madh për punën dhe kontributin e tij të palodhshëm, edhe në luftë, edhe në paqe.

Programi filloi me një dokumentar, përgatitur me përkushtim nga Laura Siner Braimi, ku shprehën kujtimet më të mira bashkëluftëtarët e tij.

Nxënësit tanë u paraqitën me një program të pasur artistik, duke sjellë emocione përmes këngëve, valleve, eseve dhe skeqeve humoristike, të cilat u pritën me duartrokitje dhe entuziazëm nga të pranishmit.

Pas përfundimit të programit, u organizua një koktej rasti, ku mysafirët patën mundësi të bashkëbisedojnë dhe të ndajnë kujtime e urime.

Gjatë gjithë karrierës së tij, drejtori është shquar për menaxhim me mençuri, urtësi dhe drejtësi, për bashkëpunim të ngushtë me stafin dhe kolegët, për qetësi dhe përkushtim të vazhdueshëm në punë.

Ai ka ditur të krijojë një atmosferë miqësore dhe respekti në kolektiv, pa lënduar apo ofenduar kurrë askënd, duke qenë shembull i vërtetë i një udhëheqësi human dhe profesionist.

Shkolla jonë i shpreh mirënjohje të thellë drejtorit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në arsim dhe i uron shëndet, gëzim dhe ditë të mbara në kapitullin e ri të jetës.

Figura e tij mbetet e gdhendur në historinë e shkollës si shembull i udhëheqjes së drejtë, duke lënë pas një trashëgimi që do të frymëzojë brezat që vijnë.