E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Pensionohen Xhevrije Muhaxheri, sekretare e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë dhe mësuesja Sexhide Mujaj

- Advertisement1-

Xhevrije Muhaxheri, sekretare e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë dhe Sexhide Mujaj, mësuese e Gjuhës Angleze, janë pensionuar.

Njoftimin e ka dhënë përmes një njoftimi në Facebook, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi:

Mirëupafshim, por jo lamtumirë!

Me shumë emocion dhe mirënjohje të thellë, përcjellem në pension dy nga shtyllat e shkollës sonë: sekretaren e shkollës dhe mësimdhënësen e gjuhës angleze.

Sekretarja jonë znj. Xhevrije Muhaxheri ka qenë zemra e shkollës, gjithmonë e gatshme për të ndihmuar çdo nxënës, mësimdhënës dhe prind që ka kaluar pragun e zyrës së saj. Përkushtimi dhe puna e palodhur e saj do të mbetet çdoherë në historinë e shkollës sonë.

Nga ana tjetër, mësimdhënësja e gjuhës angleze znj. Saxhide Mujaj ka qenë një dritë udhëzuese për breza të tërë nxënësish. Me pasionin e saj për mësimdhënie dhe përkushtimin për të përgatitur nxënësit për një të ardhme më të mirë, ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë prej nesh. Nxënësit e saj nuk kanë mësuar vetëm një gjuhë të huaj, por edhe rëndësinë e dedikimit dhe dashurisë për mësim.

Të dy kolegeve tona ju urojmë të shëndet të mirë, gëzim dhe shumë momente të lumtura në kapitullin e ri të jetës së tyre. Pensionimi mund të jetë fundi i një kapitulli, por është gjithashtu fillimi i një tjetri të mbushur me kohë për t’u shijuar, përvoja të reja dhe plot ëndrra të përmbushura.

- Advertisement -rrrrrrr

Ju do të mungoni jashtëzakonisht shumë në shkollën tonë, por trashëgimia juaj do të jetojë përgjithmonë në mendjet tona.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...