E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Pensionohen profesorët Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini nga Mitrovica

- Advertisement1-

Janë pensionuar dy profesorët nga Mitrovica, Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi nga gjimnazi Frang Bardhi:

- Advertisement -

Në një atmosferë me emocion, festuam Festat e Nëntorit dhe nderuam dy kolegë të shquar, profesoreshën Sadete Hajrizi dhe profesorin e nderuar Bahri Hajredini, të cilët pas një karriere të shkëlqyer, tani po kalojnë në fazën e pensionit.

Kontributi i tyre, sidomos gjatë viteve të 90-ta, mbetet i paharruar, kur, në periudhën më të errët për Kosovën, ata ofruan një mbështetje të jashtëzakonshme për arsimin, duke ruajtur dinjitetin e tij në kushte shumë të vështira.

Ata ishin jo vetëm udhërrëfyes, por edhe shembuj të pasionit dhe përkushtimit ndaj dijeve, duke formuar breza të rinj me vlera të larta.
Me mirënjohje të thellë, i falenderojmë për çdo sakrificë dhe mund, duke i uruar atyre një pension të qetë dhe të lumtur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....