Pensionohen profesorët Leonora Bakalli dhe Hysen Idrizi nga Gjakova

- Advertisement -

Janë pensionuar dy mësimdhënësit e shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë, profesoresha e lëndës të matematikës Leonora Bakalli dhe profesori në lëndën e biologjisë Hysen Idrizaj, të cilët kanë përmbyllur punën e tyre prej disa dekadash në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në ditën e pensionimit të tyre, kolegët dhe stafi menaxherial, u kanë shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin profesional në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës, Gjokë Tahiri në urimin e tij drejtuar kolegëve të pensionuar, mes tjerash tha se të dy kanë kryer një mision fisnik dhe se dalja në pension sinjalizon se rrugëtimi i njerëzve që kalojnë rininë e tyre duke punuar shumë, ka përfunduar dhe se tani, ata mund të kalojnë kohën duke shijuar më shumë kohë me familjet e tyre.

Edhe profesorët e pensionuar mes emocionesh shprehen falënderimin e tyre drejtuar kolegëve për bashkëpunim kolegial dhe shoqëror për të gjitha vitet e kaluara bashkë./AlbanianEducation.net/.

©AlbanianEducation.net– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

- Advertisement -